AS.ME Sh.p.k General Contractor Industriale

AS.ME Sh.p.k. është një kompani e specializuar në ndërmjetësim dhe koordinim industrial, aktive në sektorët e strukturave metalike, mekanikës dhe impianteve industriale.

Industria

Ne operojmë në realizimin e strukturave dhe makinerive industriale: nga komponenti i vetëm deri te impiantet e plota, duke përfshirë struktura metalike të mesme dhe të rënda, tubacione, valvola nën presion dhe sisteme mekanike komplekse.

Modeli operativ

Kompania bazohet në përvojën shumëvjeçare të ortakëve në sektorin e strukturave metalike të certifikuara dhe në menaxhimin teknik të projekteve. Kjo përvojë përbën bazën e modelit tonë operativ.

Standardet cilësore

Bashkëpunojmë me mbi 16 furnitorë të kualifikuar, jo vetëm në territorin shqiptar, të përzgjedhur sipas kritereve të rrepta: kapacitet prodhues, nivel teknologjik, standarde cilësie dhe sisteme kontrolli të brendshëm.

AS.ME Sh.P.K. nuk është vetëm një kontraktor i përgjithshëm (general contractor), por disponon edhe dy vendndodhje prodhimi të veta. Të vendosura në Fushë Krujë dhe Lezhë, punishtet tona janë të pajisura me tre qendra CNC për përpunimet mekanike, 18 njësi prodhuese (mes tyre karpentierë, saldatorë dhe operatorë CNC), dy makina pres-përkulëse me kapacitet përkuljeje deri në 6 metra, një impiant i automatizuar për procesin e rërëzimit (sabbiatura) dhe llakimit me pluhur, si dhe një impiant për prerje me laser, një prerje me oksigjen (ossitaglio) dhe një laser për tuba.

Një partner i vetëm. Kontroll i plotë

AS.ME operon si general contractor, duke përzgjedhur për çdo projekt partnerin prodhues më të përshtatshëm në bazë të:

• lloji i punimit • volumet e kërkuara

• afatet kohore

• niveli i certifikimit

AS.ME Sh.p.k - përvojë shumëvjeçare e ortakëve

Faza teknike

Mbështesim klientin edhe në fazën teknike: nga zhvillimi i vizatimeve deri te përpunimi i plotë i llogaritjeve strukturore, deri në koordinimin e të gjithë procesit të prodhimit.

Kontrolli i cilësisë garantohet nga:

  • 2 IWS (International Welding Specialist)
  • 2 Koordinatorë të Saldimit
  • raporte periodike foto dhe video të dërguara klientit në mënyrë të rregullt

Prani direkte në territor

AS.ME është e pranishme në mënyrë të qëndrueshme në Shqipëri me struktura të veta operative, të cilat përdoren për:

trajnim teknik koordinim të prodhimit

  • monitorim të avancimit të punimeve
  • përshtatje të vazhdueshme me standardet e kërkuara nga klienti

AS.ME Sh.p.k

Objektivi ynë është një: të garantojmë besueshmëri teknike, kontroll real mbi prodhimin dhe një pikë të vetme përgjegjësie për të gjithë projektin.